Kush hyn në Britani do të karantinohet, përveç francezëve!

304
Sigal

Kryeministri Boris Johnson, ka lajmëruar ditën e djeshme planin që do të çojë në hapjen graduale të vendit, pas krizës së Covid19.

Një nga masat që do të zbatojë Mbretëria e Bashkuar, është karantinimi i personave që do të hyjnë në këtë shtet, në mënyrë që koronavirusi të mos importohet.

Ende nuk ka detaje lidhur me këtë plan, por është njoftuar se qytetarët që do të hyjnë nga Franca, nuk do t’u nënshtrohen rregullave të karantinimit.

Në karantinë do të përfundojnë edhe qytetarët britanikë, që bëjnë pushime jashtë vendit. Në momentin e kthimit, pritet që edhe ata të karantinohen. Përfaqësues të kompanive turistike, kanë ngritur pikëpyetje lidhur me këtë plan, që do të bëjë që qytetarët të hezitojnë të largohen nga vendi.

Plani i Johnson është kritikuar nga lideri i opozitës, Sir Kier Starmer, për faktin se ai nuk është mjaftueshëm konkret dhe ngre më shumë pikëpyetje, se sa jep përgjigje.

Kujtojmë se Mbretëria e Bashkuar është vendi i dytë në botë me numrin më të lartë të fataliteteve, me 31,855 të vdekur, pas SHBA-ve që numërojnë 80,787 fatalitete.