Agim Gjakova: Demonstratat e studentëve në dhjetor e tronditën diktaturën, shteti në panik

577

INTERVISTA/ Flet shkrimtari dhe kritiku letrar Agim Gjakova

-vijon nga dje-

Në vitin 1990 u bë mbledhja e ministrave të jashtëm të Ballkanit. Erdhën edhe gazetarë kosovarë. Erdhi edhe Milaim Zeka bashkë me një gazetare të televizionit suedez. Më kërkoi

dhe u takuam. Po ashtu erdhi edhe Binak Kelmendi. Madje me Binakun shkuam për vizitë edhe në kalanë e Krujës në muzeun e Skënderbeut dhe hëngrëm drekë atje.

            Nga Jugosllavia erdhi Dizdareviqi dhe u prit nga Ramiz Alia. Kjo pritje, në një kohë kur edhe fëmijët po vriteshin e po hidheshin si qen nëpër rrugë, ngjalli revoltë tek kosovarët, të cilët reaguan edhe publikisht. Por mbi këtë ngjarje “ndodhi” kërkimi i azilit politik në Francë nga Ismail Kadareja. Binaku ma kërkoi mendimin për këtë gjest dhe ia ktheva se nëse ndokush nuk kishte përse të ikte nga Shqipëria ky ishte Ismail Kadareja, pasi i kishte gëzuar të gjitha beneficionet e mundshme të Partisë së Punës, anëtar i së cilës ishte, por në këtë mes kishte diç tjetër.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf