Agim Fortuzi: Harri Fulc nuk transplatoi asnjë sistem të gatshëm arsimor amerikan, por diçka të re

616
Sigal

Kujtime nga Agim Fortuzi: Harry T. Fultz, arkitekti i Shkollës Politeknike Shqiptare

Jeta dhe veprimtaria (Harry T. Fultz, dhjetor 1888-Dhjetor’1980)

 Harry T. Fultz u lind në qytetin Salem të shtetit Indiana. Fillimisht ai u diplomua në kolegjin Vvabash në Indiana e me pas në Universitetin e Çikagos dhe në Institutin Teknologjik Armour në fushën e mekanikës. Deri më 1922 punoi si pedagog në institucione të ndryshme arsimore në Amerikë. Gjatë kësaj periudhe pati një ndërprerje dy vjeçare (1917-1919) për shkak të shërbimit ushtarak. Në vitin 1922 Kryqi i Kuq Amerikan e caktoi profesor të arteve mekanike, 34- vjeçarin Harry T. Fultz, drejtor të Shkollës Teknike, në Tiranë. Nëpërmjet punës së tij Shkolla Teknike tërhoqi vëmendjen e opinionit të kohës si shkollë me cilësi të lartë. Pedagogjia e tij në punë si drejtues, mbështetej në moton “Learning by doing” (të mësuarit nëpërmjet veprimtarisë) të cilën ai e zbatonte vetë i pari.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf