Zvicra me tunelin më të gjatë në botë

520
Zvicra së shpejti do të ketë tunelin hekurudhor më të gjatë dhe më të thellë në botë. Tuneli Gotthard, punimet e të cilit përfunduan, do të hapet për publikun më 1 qershor 2016 dhe do të transportojë pasagjerë nga Zyrihu në Milano vetëm për 2 orë dhe 50 minuta, duke shkurtuar rreth një orë kohë.
Tuneli arrin një gjatësi prej rreth 56 kilometra, duke tejkaluar tunelin Seikan të Japonisë prej 22.5 kilometra, i cili lidh ishullin kryesor Honshu me ishullin verior Hokkaido, shkruan “Daily Mail”. Puna për këtë projekt ambicioz filloi rreth 20 vite më parë, në 1996-n. Projekti u financua nga Zvicra me një kosto prej rreth 10.3 miliardë dollarë. Mbi 2,000 punëtorë janë përfshirë në gërmimet e tunelit, duke ngarkuar më shumë se 2 milionë kamionë me mbetje.
Sigal