Zvicër – I riu shqiptar kapet me 1 kg heroinë me vlerë 50 mijë franga

423
Një 23-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia e kantonit Thurgau të enjten e javës së shkuar për shitje të drogërave të forta. Të riut, identiteti i të cilit nuk behet i ditur, iu sekuestrua 1 kg lëndë narkotike e llojit heroinë.
Siç bën të ditur portali polizeinews.ch, 23-vjeçari u ndalua në Stacionin Hekurudhor të qytetit Frauenfeld. Gjatë kontrollit fizik, në rrobat e tij u gjetën rreth 75 gramë heroinë dhe një sasi e madhe parash.
Ndërkohë një kontroll i hollësishëm i policisë në banesën ku jetonte shqiptari zbuloi një kilogram heroine, e cila nëse do hidhej në treg do të kapte vlerën e rreth 50 mijë frangave.
Krahas lëndës narkotike u gjetën dhe sekuestruan edhe katër kilogram lëndë përpunuese dhe disa mijëra franga para cash.
23-vjeçari ndodhet në paraburgim ndërsa Policia Kantonale e Thurgaut nuk i ka përfunduar akoma hetimet. Prokuroria Publike e Frauenfeldit është duke zhvilluar hetime penale lidhur me rastin.
Sigal