Zv/presidente e Parlamentit të entitetit serbo-boshnjak zgjidhet vajza e Karaxhixh

423
Vajza e Radovan Karaxhixh, drejtuesit politik të serbo-boshnjakëve gjatë luftës së Bosnjës (1992-95), gjykuar aktualisht për krime lufte nga drejtësia ndërkombëtare, u zgjodh zëvendëspresidente e Parlamentit të entitetit serbo-boshnjak.
Sonja Karaxhixh Jovicevic, 48 vjeçe, u zgjodh në kuadër të një riorganizimit të presidencës së Parlamentit të Republikës Srpska (RS).
Me profesion mjeke, Karaxhixh Jovicevic ishte zgjedhur deputete gjatë zgjedhjeve legjislative në tetor 2014 në listat e Partisë Demokratike serbe (SDS, nacionaliste) themeluar nga babai i saj para luftës ndërkomunitare në Bosnje.
Gjatë konfliktit që shkaktoi rreth 100 000 të vdekur, Karaxhixh Jovicevic ka qenë shefe e kabinetit të ministrisë së Informacionit të qeverisë serbo-boshnjake dhe merrej veçanërisht me propagandë.
Pas konfliktit, ai themeloi një kabinet mjekësor. Ajo ka drejtuar gjithashtu një radio të krijuar në vitin 1997 dhe që u mbyll në 2004, pas disa kontrollove nga trupat e NATO-s, që cilët kërkonin informacione për arrestimin e babait të saj.
Radovan Karaxhixh, 70 vjeç, u arrestua në vitin 2008 pas 13 vjetësh në arrati. Ai u gjykua para Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë ku është përgjigjur për 11 akuza për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.
Sigal