Zhvendosja e palestinezëve në shtete të tjera/ Ministri i Jashtëm turk: Çështje e papranueshme

39
Sigal

Kryediplomati turk kritikoi të mërkurën propozimin e presidentit amerikan, Donald Trump që Shtetet e Bashkuara të marrin Rripin e Gazës dhe të zhvendosin palestinezët në vende të tjera.

Kjo është një çështje e papranueshme”, tha ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, për agjencinë zyrtare të lajmeve Anadolu.

Ai tha se zhvendosja e palestinezëve nga Gaza ishte diçka që “as ne dhe as rajoni nuk mund ta pranojmë”.

Është e gabuar edhe ta sjellësh atë për diskutim”, shtoi ai.