Trump propozon largimin e palestinezëve nga Gaza: SHBA të ketë kontrollin e territorit

46
Sigal

Donald Trump ia del sërish të trondisë mbarë botën. Teksa priti në Shtëpinë e Bardhë Kryeministrin Izraelit Benjamin Netanyahyn Presidenti Amerikan u shpreh në konferencën e përbashkët për shtyp se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të marrin kontrollin e Rripit të Gazës dhe do ta kthejnë atë në një rivierë të bukur që do të sjellë punësim dhe prosperitet. Teksa tha se Shtetet e Bashkuara do të zotërojnë këtë tokë duke mos përjashtuar mundësinë e vendosjes së trupave ushtarak atje, Trump insistoi sërisht se popullsia prej 2,1 milionë banorësh e rripit të Gazës duhet të zhvendoset në vende të tjera.

“Sa i përket Gazës ne do të bëjmë atë që është e nevojshme. Ne do ta marrim atë cope toke dhe do të sjellim zhvillim atje, do të krijojmë mijëra vende pune dhe kjo do të jetë diçka për të cilën e gjithë Lindja e Mesme do të jetë krenare. Nuk mund të lëmë të vazhdojë e njëjta gjë ku njerëzit vriten dhe vriten dhe terroriszmi vijon. Me stabilitetin që forcën që kanë Shtetet e Bashkuara do ta zotërojnë këtë territor për një kohë të gjatë pvr të sjellë stabilitet në Lindjen e Mesme. Te gjithe me te cilet kam folur e peqejne idene qe Shtetet e Bashkuara ta zoterojne ate cope toke. Riviera e Lindjes se Mesme mund te kthehet ne dicka madheshtore dhe e gjithe bota do te jete atje perfshire dhe palestienzet.

Ideja e Donald Trump që Rripi I Gazës të kontrollohet nga Shtetet e Bashkuara u pëlqye edhe nga Kryeministri Izraelit Benjamin Netanyahu I cili deklaroi se ky është një hap që mund të ndryshojë historinë.

“Unë përmenda tri qellimet tona dhe qëllimi i tretë ishte që të sigurohemi që Gaza të mos përbëjë më kurrë kërcënim për Izrelin. Por zgjidhja e presidentit Trump shkon shumë më lart se kaq. Ai sheh një të ardhme për atë copë tokë qe ka qene ne fokur per terrorizmin e saj dhe sulmeve kunder nesh. Une mendoj se ia vlen te flasim per kete ide.”

Pergjate pritjes se Benjamin Netanyahu, Presidenti Amerikan Donald Trump dha nje pergjigje te paqarte nese mbeshteste zgjidhjen me dy shtete duke thene se plani I tij per te zhvendosur palestinezet eshte qe ti jape atij vendi jete. Sa i perket Bregut te Pushtuar Perendimor kreu I Shtepise se bardhe deklaroi se do ndoshta do te shpallte nje qendrim mbi sovranitetin e Izraelit mbi kete territory pergjate javeve ne vijim, megjithate sipas ligjit nderkombetar Bregu I pushtuar perendimor eshte nje territory Palestine.  Deri me tani Jordania dhe Egjipit kane kundershtuar planin e Donald Trump qe popullsiaa e Enklaves Palestineze te zhvendoset ne keto dy shtete ndersa pas konferences se te martes Hamas, grupi militant qe qeveris Gazen u shpreh se deklaratat e Trump mbi marrjne e kontrollit te Shteteve te Bashkuara ne Gaza ishin qesharake dhe absurde.