‘Zhduket’ shqiptari që fitoi lotarinë 168 milionë euro në Belgjikë

424
Sigal

Ka
fituar javën e kaluar “me një goditje” shumën marramendëse prej 168 milionë
eurove në lotarinë euromillions në Belgjikë. Por ku është tashme shqiptari
fatlum?

Siç shkruajnë njëzëri mediat belge, personi në fjalë është
“zhdukur” ose ka kaluar në ilegalitet, transmeton albinfo.ch. Deri tani ai
punonte në një ndërmarrje komunale për heqjen e mbeturinave, por në vendin e
punës që nga njoftimi për fitimin e jackpotit ai nuk është dukur më.

Sipas asaj që shkruan gazeta “Het Nieuwsbad”, bëhet fjalë
për një burrë 50 vjeçar nga Kosova i cili jeton në Belgjikë që nga fundi i
viteve `90. Ai ka fituar me një tiketë lotarie që e ka blerë në një librari të
Brukselit dhe pastaj është identifikuar para Lotarisë nacionale belge dhe ka
deklaruar se një pjesë të 168 milionë urove do ta dhurojë për qëllime
bamirësie.