Një person tenton të hidhet nga vinçi tek “Qemal Stafa”

394
Sigal

Gazeta Telegraf/

 

Një person, i identifikuar si Erion
Selimaj, ka hipur në vinçin në stadiumin “Qemal Stafa” duke kërcënuar se do të
hidhet nga lartësia.

Ai shprehet se është jetim dhe se
shteti e ka lënë në mes të katër rrugëve. “Jam jetim, pa asnjë ndihmë, prandaj
do të hidhem nga vinçi”.

Policia ka mbërritur në vendin e
ngjarjes dhe po tenton që të bindë personin që kërcënon me hedhje nga vinçi që
të zbresë.

Erion Selimaj thotë se është
braktisur nga shteti dhe ka frikë se mos do futet në burg, pasi nga ajo që
zbulohet kuptohet se ai ka një çështje penale se ka ushtruar dhunë ndaj të
atit. Ai kërcënon se do të hidhet nëse dikush do i afrohet.