Zgjerohet bashkëpunimi ushtarak ndërmjet Rusis dhe Iranit

480
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka thënë se Kremlini planifikon të rrisë bashkëpunimin ushtarak dhe teknik me Iranin, pasi që Republikës Islamike t’i hiqen sanksionet ndërkombëtare. Lavrov i ka bërë këto komente në Moskë, pasi ka takuar ministrin e Jashtëm të Iranit, Mohammad Javad Zarif. Mediat ruse raportojnë se dy zyrtarët kanë diskutuar për dërgimin e mundshëm të raketave tokë-ajër S-300 nga Rusia në Iran dhe për kontrata të reja për ndërtimin e centraleve bërthamore në Iran.
Irani dhe gjashtë fuqitë botërore kanë arritur një marrëveshje të rëndësishme muajin e kaluar, sipas së cilës, Republika Islamike do të kufizojë programin e saj bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare. Lavrov dhe Zarif po ashtu kanë diskutuar përpjekjet ruso-iraniane për të ndërmjetësuar një marrëveshje të paqes në Siri. Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, shtetet e Gjirit Arab dhe opozita e moderuar siriane kanë hedhur poshtë planin e Rusisë dhe të Iranit për Sirinë, pasi ai parasheh që presidenti sirian, Bashar al-Assad, të mbetet në pushtet.
Sigal