Zgjedhjet gjermane: Partia e qendrës së majtë fiton ngushtë kundër partisë së Merkelit

145
Sigal

Socialdemokratët e qendrës së majtë kanë mundur partinë e kancelares në largim Angela Merkel, në zgjedhjet federale, sipas rezultateve paraprake.

Kreu i partisë SPD, Olaf Scholz, thotë se ka fituar një mandat të qartë për të formuar një qeveri, por rivali i tij konservator, Armin Laschet, është i vendosur të luftojë.

Të dyja partitë kanë qeverisur së bashku për vite, por kjo nuk ka gjasa të vazhdojë.

Të Gjelbrit dhe liberalët po kërkojnë një rol në koalicionin e ri.

Të dyja këto parti tërhoqën mbështetjen më të madhe nga personat nën 30 vjeç, duke u përqendruar në çështjen e ndryshimeve klimatike. Të Gjelbrit fituan gati 15% të votave, edhe pse synonin për më tepër.

Kjo ishte gara më e ngushtë në vite, duke i dhënë fund dominimit të pasluftës të dy partive të mëdha – SPD të Scholz dhe Unionit Konservator Demokrat CDU.

Këto zgjedhje ishin të paparashikueshme që në fillim dhe rezultati përfundimtar nuk do të jetë i menjëhershëm. Kancelarja në detyrë nuk do të largohet derisa të krijohet koalicioni, gjë që mund të zgjasë deri në Krishtlindje.

Scholz deklaroi se votuesit i kishin dhënë atij detyrën për të formuar një “qeveri të mirë dhe pragmatike për Gjermaninë”.

 

Rivali i tij konservator u kundërpërgjigj, duke argumentuar se ishte pro krijimit të një koalicioni, jo marrjes së “një shumice aritmetike”.

Sekretari i Përgjithshëm i CDU-së, Paul Ziemiak nuk e refuzoi humbjen, por tha se kjo nuk ishte çështja: “Në fund, pyetja do të jetë a mund të krijohet një projekt i mirëfilltë për të ardhmen?”

Së bashku, liberalët dhe të Gjelbërit përbëjnë më shumë se një të katërtën e votave dhe do të sigurojnë koalicione për dy partitë e mëdha.

Udhëheqësja e të Gjelbërve, Annalena Baerbock, dëshiron të zbusë politikat e rrepta të borxhit në Gjermani, të cilat frenojnë rritjen e madhe të borxhit publik. Kreu i FDP-së Christian Lindner thotë se nuk ka shumë kohë për “idetë e partisë së saj mbi rritjen e taksave, ose zbutjen e frenave të borxhit”.

Pra, nga të gjitha koalicionet e mundshme, të Gjelbrit dhe liberalët janë pjesë e dy koalicioneve që ka më shumë gjasa të formohen.

Njëri është i ashtuquajturi koalicioni semafor, i përbërë nga ngjyrat e partive – e kuqe (SPD), e verdhë (FDP) dhe e gjelbër për Partinë e Gjelbër. Alternativa tjetër është koalicioni me ngjyrat e flamurit të Xhamajkës, e zezë (CDU), e verdhë (FDP) dhe e gjelbër për të Gjelbrit.

Kjo është hera e parë që Gjermania po përballet me një koalicion trepalësh, por vendi ka hyrë në një epokë të re politike dhe bisedimet ende nuk kanë filluar.

Zgjedhjet nuk ishin një lajm i mirë për të majtën radikale dhe të djathtën ekstreme.

E majta Die Linke mori nën 5% të votave të kërkuara për të hyrë në parlament, por mbijetoi sepse siguroi tre mandate të drejtpërdrejta.

Dhe megjithëse përqindja e votave të së djathtës ekstreme AFD duket se ka rënë në shkallë kombëtare, ajo pritet të jetë partia më e madhe në shtetet lindore Saksoni dhe Thuringia./ BBC