Zgjatet afati për përmbushjen e kushteve të Kontratës së Brezovicës

404
Komiteti Drejtues Ndërministror për Projektin zhvillimor të kompleksit turistik të Brezovicës ka vendosur që të zgjasë afatin e periudhës së tranzicionit për përmbushjen e kushteve kontraktuale deri më 31 maj 2016. Ky vendim pasoi kërkesën e Partnerit privat, Brezovica Resort L.L.C, si palë nënshkruese e Kontratës së PPP-së me Qeverinë e Republikës së Kosovës. Sipas komunikatës për medie të Ministrisë së Tregtisë e Industrisë, hyrja në fuqi e vazhdimit të Kontratës u konfirmua sot, pas përmbushjes së kushteve që Komiteti Drejtues Ndërministror për Projektin zhvillimor të kompleksit turistik të Brezovicës i kishte vënë partnerit privat. Sipas kërkesës së Komitetit Drejtues Ndërministror, partneri privat ka përmbushur obligimin për dyfishimin e garancionit për sigurim të tenderit dhe ka konfirmuar se do të dorëzojë raporte mujore me shkrim në lidhje me progresin e arritur në plotësimin e parakushteve. Sipas Kontratës së nënshkruar më datën 14 prill 2015, palët kishin rënë dakord për një periudhë tranzitore prej 180 ditëve, që përfundon më 24 dhjetor 2015, për të përmbushur të gjitha obligimet kontraktuale.
Sigal