Zbulohet një rafineri heroine në Itali, arrestohet një shqiptar

473
Autoritetet italiane kanë zbuluar një rafineri heroine në Krotone. Mediat italiane bëjnë me dije se gjatë operacionit janë sekuestruar 1.6 kg e pastër heroinë dhe 130 kg material përzierës. Sipas policisë italiane, zanafilla e hetimeve për këtë grup nisë nga një shqiptar i dyshuar për trafik droge Shqiptari i arrestuar S.S 28 vjeç do të nxirrte duke përdorur përzierësin rreth 30 kg heroinë. Mësohet se Bashkë me drogën dhe materialin përzierës, u sekuestruan edhe 18 mijë euro cash dhe një armë zjarro. Në pranga kanë rënë dy pronarët e ndërtesës T.F 50 vjeç dhe T.P 55 vjeç dhe një 69-vjeçar A.R nga Leçe. Sipas hetuesve, droga ka ardhur nga Pulia dhe po përgatitej në Krotone për ta hedhur në treg.
Sigal