Uashingtoni: Moska mund të zëvendësojë diplomatët e larguar

560
Rusia mund të bëjë kërkesa për akreditime të reja që të zëvendësojë 60 zyrtarët të konsideruar nga SHBA-ja si spiunë dhe të përjashtuar në formë reprezalje në lidhje me helmimin e një ish-agjenti rus në Britani të Madhe, sipas një përgjegjësi amerikan.
Amerikanët njoftuan këtë javë largimin e 48 diplomatëve rusë që punonin në ambasadën e Rusisë në Uashington dhe 12 të tjerë që punonin në misionin rus në OKB, shkruan ata.
Ata kanë deklaruar gjithashtu mbylljen e konsulatës ruse në Siatëll në kuadër të një përgjigje të përbashkët mes aleatëve perëndimorë në lidhje me helmimin me gaz nervor të ish-agjentit Sergei Skripal dhe të vajzës së tij.
Sigal