Zbulohet një plantacion kanabisi në Belgjikë, mes të prangosurve edhe një shqiptar

99
Sigal

Një plantacion kanabisi është çmontuar në Wilsele, në Belgjikë.

Autoritetet bëjnë me dije se  gjatë aksionit janë gjetur më shumë se 500 bimë ndërsa janë arrestuar edhe pesë persona.

Ndërkohë bëhet me dije se në plantacionin e kanabisit ndodhej edhe një shqiptar, i cili gjithashtu është vënë në pranga.

Prokuroria e Leuven konfirmon se dosja është nën hetim gjyqësor.