Ishte dënuar me 11 vite burg në Itali, arrestohet në Kurbin 50 vjeçari

117
Sigal

Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimi, i dënuar me 11 vite e 5 muaj burg për vjedhje në Itali, është lokalizuar dhe arrestuar në Kurbin nga policia dhe Interpol Tirana, në operacionin e koduar “Gjormi”.

“Policia e Kurbinit dhe Interpol Tirana, pas marrjes së informacionit për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, finalizuan operacionin policor të koduar “Gjormi”, si rezultat i të cilit u kap në fshatin Gjormë, shtetasi A. (D).P. 50 vjeç, banues në fshatin Gjormë.

Këtë shtetas, Gjykata e Imperias / Itali, me vendim penal në vitin 2013, e ka dënuar me 11 vite e 5 muaj burg, për veprën penale “Vjedhje” parashikuar nga Kodi Penal italian”.

Arrestimi i tij, u bë i përkohshëm me qëllim ekstradimi në shtetin italian, ku vijojnë procedurat nga Interpol Tirana.

Materialet procedurale të arrestimit, iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.