Kryetari i Bashkisë së Stambollit shpëton nga atentati i ISIS

248
Sigal

Kryebashkiaku i Stambollit, Ekrem Imamoglou, i shpëtoi një atentati nga anëtarët e ISIS, njoftuan mediat turke, ditën e sotme (1 dhjetor).

Konkretisht, gazeta turke ‘Sozcu’ në artikullin e saj të titulluar “Raport mbi vrasjen e Imamoglu” deklaron se 10 ditë më parë Ministria e Brendshme e vendit informoi rojën e kryetarit të Stambollit për një përpjekje atentati të mundshëm kundër tij.

Sipas këtij informacioni, anëtarët e ISIS që janë në Turqi po planifikonin vrasjen e kryetarit të Stambollit.

Që nga ajo kohë, janë marrë masa shtesë për sigurinë e kryetarit, ndërsa Ministria e Brendshme konfirmoi informacionin në lidhje me sulmin e planifikuar.

Sidoqoftë, nuk ka asnjë informacion mbi arrestimin e autorëve.