Hiqej si anti-gáy, kapet duke kryer orgji me 25 meshkuj në Bruksel / Skandali me eurodeputetin

261
Sigal

Një eurodeputet hungarez i partisë anti-gáy të kryeministrit Viktor Orban ka dhënë dje dorëheqjen pasi u kap nga policia në një orgji ilegale, kryesisht hòmoséksuale në Bruksel.

Jozsef Szajer, anëtar i partisë hungareze në pushtet Fidesz, ishte përpjekur të largohej nga orgjia masive nga një dritare, teksa policia bastisi ambientet të premten, për shkelje te rregullave te koronavirusit.

Pas kapjes nga policët ai pretendonte imunitet diplomatik, sipas mediave, dhe në fakt u la i lirë vetëm me një paralajmërim.

Në ambientet e festës ilegale të séksit u gjetën dhe droga ndërsa në çantën e Szajer kishte disa tableta ékstazi, për të cilat ai tha se ‘nuk e dinte si kishin përfunduar aty’.

Mediat belge raportonin se të gjithë pjesëmarrësin në festë ishin “të zhveshur” dhe mes tyre kishte disa diplomatë europianë, të cilët nuk janë identifikuar. Szajer dha dje dorëheqjen, dy ditë pasi partia e tij tentonte ta mbronte duke thënë se po kalonte “tensione mendore”.

“Një gazetë belge dha sot lajmin për një festë shtëpie në Bruksel ku unë po merrja pjesë”, tha ai në një deklaratë për shtypin hungarez.

Ai shtoi: “Policia më kërkoi identitetin, sepse nuk kisha kartën me vete dhe i thashë se jam anëtar i Parlamentit Europian. Ata më proceduan, më dhanë një paralajmërim verbal dhe më sollën në shtëpi.

“Nuk kam përdorur droga dhe u ofrova të bëj menjëherë testin, por ata nuk ma kërkuan. Policia tha se ishin gjetur tableta ekztazi, që nuk janë të miat. Më vjen keq që kam thyer rregullat e grumbullimit, kjo është përgjegjësia ime dhe pranoj penalizmin për këtë”.

Raportimet thonë gjithashtu se Szajer kishte tentuar të largohej nga vendngjarja duke dalë nga një dritare dhe më tej duke rrëshqitur në një tub shkarkimi, kur dhe u lëndua e u kap nga policia.

Disa diplomatë europianë ishin kapur në festën sekrete hòmoséksuale e cila po zhvillohej në katin e dytë te ndërtesës, mbi një kafene.

Të gjithë pjesëmarrësit raportohet se u liruan vetëm me një paralajmërim.