Zbulohet identiteti i shqiptarit të arrestuar në Itali për lidhje me ISIS

553
28 vjeçari Fortion Llusha është muratori shqiptar i cili u arrestua në Ravena të Italisë për lidhje me ISIS. Mbrëmjen e së dielës në Ravena të Italisë u arrestua një shtetas shqiptar me profesion murator. Identiteti i tij u zbardh vetëm sot, ai është 28 vjecari Fortion Llusha. Llusha u arrestua pasi qëlloi me armë zjarri në një park në Ravena. Pas kontrollit, në shtëpinë e tij u zbuluan një sëpatë, 3 fishekë si dhe mbishkrime të Kuranit në gjuhën shqipe.
Ndaj tij është dhënë masa e sigurisë arrest me burg.
Sigal