Zbulohet evazion fiskal kapitalesh nga Italia në Shqipëri

288
Sigal

Autoritetet italiane të Guardia di Finanza kanë identifikuar një evazion fiskal kapitalesh nga Italia në Shqipëri.

Operacioni i koduar “L’argent Disparu”, i ekzekutuar nga financierët e Cuneo, pati si qëllim zbulimin e fenomenit të trasferimit ilegal të aseteve ekonomike e finaciare jashtë kufirit italian.

Ky operacion ka verfikuar transferime të paligjshme kapitalesh të personave fizikë, nga Italia në Shqipëri e nga Italia në Principatën e Monakos.

Dëmi ekonomik ndaj shteti italian është rreth 200 mijë euro.

Operacioni “L’argent Disparu” ka ekzekutuar një sërë kontrollesh e një monitorim fiskal specifik, për të verifikuar paligjshmëritë ekonomike në taksimin ndërkombëtar e në deklarimin e të ardhurave vjetore të personave fizikë që kanë depozituar para në bankat shqiptare.

Falë akivizimit të procedurës së “Asistencës së ndërsjelltë Adminsitrative” mes shtetit italian e shtetit shqiptar, Guardia di Finanza e Cuneos ka bërë të mundur të siguroj informacionin mbi depozitimet e kapitaleve të ardhura nga Italia në Shqipëri.

Duke verifikuar pasuritë financiare të derdhura në Institutet bankare shqiptare, financierët italian kanë zbardhur shuma të padeklaruar parash me vlerë nga 50 mijë deri në 100 mijë euro.

Ndaj sasive të tilla parash, gjoba administrative e përcaktuar nga shteti italian është në kuotën e 30% të shumës së pa deklaruar.

Ndërsa shuma totale e taksimeve të pa zbatuara nga këto kapitale në kuadër të këtij operacioni është në vlerën e rreth 200 mijë euro.

Prej muajit tetor të vitit 2020 Komanda e Përgjithshme e Guardia di Finanza Italiane e Agjensia Kombëtare e deklarimit të pasurive, kanë nënshkruar një protokoll bashkëpunimi që lejon nisjen e hetimeve nga ana e Policisë së krimit Ekonomik Financiar për flukse financiare baraz o mbi 15 mijë euro të derdhura në banka të huaja në një operacion unik o i fraksionuar./Ora News