William Walker: Kosova nuk po shkon në rrugën e duhur

492
Ish-Ambasadori i OSBE-së në Kosovë, William Walker, gjatë vizitës së tij në Kosovë, në prag të përvjetorit të masakrës së Reçakut, ka takuar edhe kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin. Pas takimit para mediave Walker lëvdoi shumë punën që Shpendi po bën në Prishtinë duke thënë se ai është duke e çuar imazhin e qytetit të Prishtinës në një drejtim krejt ndryshe. Sipas tij, askush më mirë se Ahmeti nuk është i përgatitur për punën e kryetarit të Prishtinës.
“Njoh shumë njerëz në Kosovë dhe mendoj as askush,  nuk është më i përgatitur se Shpend Ahmeti për të bërë punën e kryetarit të Prishtinës. Kam takuar shumë paraardhës të Shpendit në këtë ndërtesë. Kam njohur dhe Salih Gashin, si shqiptari i parë kryetar i Prishtinës kur unë u nderova si Qytetar Nderi i Prishtinës dhe vërtetë mendoj që Shpendi është duke e çuar imazhin e qytetit të Prishtinës në një drejtim krejt ndryshe; në një drejtim shumë pozitiv. Ai thotë që unë gjithmonë flas mirë për Kosovën, por kjo s’është krejtësisht e vërtetë, sepse nganjëherë them gjera për korrupsionin dhe disa probleme tjera për të cilat mendoj që Shpendi po punon më se miri që mundet”, tha Walker.
Ndërsa Ahmeti tha se kishte kënaqësinë që e priti në takim Ambasadorin Walker, i cili sipas tij është një mik i madh i gjithë Kosovës. Ahmeti thotë se gjatë këtij takimi Walker ka shprehur shqetësimin e tij për situatën e krijuar në vend. “Diskutuam mbi gjendjen e politikës në vend dhe po them që ambasadori Walker zakonisht kur pyet për çështje të tilla e bënë si një mik i madh i Republikës së Kosovës. Si dhe shumë miq të tjerë është i brengosur për situatën në Kosovë. Këtu ka ardhur natyrisht për ceremoninë që bëhet në Reçak nesër, megjithatë e ka shfrytëzuar vizitën që të shoh se si mund të ndihmojë. Po ashtu, vazhdon të na ndihmojë edhe në SHBA, po flas si Kosovë, ku vazhdimisht mundohet që përmes lidhjes dhe miqve që i ka të lobojë, të ndihmojë, të flas për Kosovës, ashtu siç e njeh dhe ashtu siç e donë”, tha Ahmeti. Ambasadori Walker, përveç Ahmetit, ka vizituar liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Lëvizjen Vetëvendosje.
Sigal