Vrasja e mësueses në Angli, policia arreston 36-vjeçarin shqiptar

180
Sigal

Autoritetet në Angli kanë vënë në pranga një 36-vjeçar pasi dyshohet se është autori i vrasjes së mësueses, Sabina Nessa.

Sipas informacioneve, shqiptari Koci Selamaj punonte si shpërndarës picash dhe jetonte në Eastbourne, East Sussex.

Daily Mail shkruan se policët ndoqën një makinë që ishte përdorur nga ai pas krimit dhe arritën të zbulonin banesën ku jetonte. Lidhur me vrasjen e mësueses, policia ka arrestuar dhe 2 persona të tjerë por ata do të hetohen në gjendje të lirë.

Shqiptari tashmë do të akuzohet për vrasje nga fqinjët njihej si një njeri shumë i qetë. “Është një person shumë i qet. Punonte me shpërndarjen e ushqimit të gatshëm”, tha një fqinj i tij.

Ka qenë një person i padëmshëm, shikonte gjithmonë punën e tij“, ka thënë një tjetër banor në lagjen ku ai banonte.

Vrasja e Sabina Nessa ndodhi pak ditë më parë, ku 28-vjeçarja u godit me armë në kokë./Opinion.al