Vrasja e Albert Krasniqit/ Babai shpërthen në vaj kur pyetet në gjykatë

211
Sigal

Avokati i Skënder Krasniqit, i akuzuar se ka vrarë djalin e tij, Albert Krasniqi, ka treguar se çfarë ka ndodhur në seancën e sotme, kur gjykata e Prishtinës e la në burg për 30 ditë.

Duke folur për T7, ai tha se pati një moment shumë të rëndë në situatë, kur Skënderi u pyet se sa fëmijë ka.

“Sot ka qenë një situatë shumë e rëndë në seancë, kur gjyqtari e pyeti Skënderin se sa fëmijë ke. Përgjigja e tij ishte vaji”, – tha avokati.

Sipas tij, vrasja ka qenë aksidentale, pasi Skënderi ka qenë me Albertin gjithë ditën.

“Aksidentalisht ka qenë vrasja, pasi Skënderi ka qenë me Albertin tërë ditën. Skënder Krasniqi dhe Albert Krasniqi janë babë e bir, por raportet janë më të thella. Kanë qenë shumë shokë. Alberti i ka treguar çdo hall Skenderit”.

“Alberti ka pasur shumë halle, jo vetëm për shkak të tij, por edhe për shkak të shokëve të tij. Çdo problem i shokëve të tij është zgjedhur përmes Albertit.”

“Alberti ka qëndruar, me aq sa di, në banesën e vet. Kohët e fundit ka qëndruar bashkë me Skënderin.”

Avokati tha se nëse shihen kamerat e sigurisë, do të dalë e vërteta se vrasja ishte aksidentale.

“Në atë objekt ka kamera, nëse ato kamera kanë qenë funksionale, unë jam i bindur se do të konfirmohet mbrojtja e Skenderit”, ka thënë avokati.

“Vendosëm së bashku që të mos kërkojmë pjesëmarrjen në varrim,  unë e propozova dhe ai tha në rregull dhe mirë që s’mori pjesë”, – u shpreh avokati.