Vrasja e 24-vjeçarit shqiptar në Padova, arrestohen dy personat e dyshuar

29
Sigal

Policia italiane ka arritur të arrestojë dy personat që dyshohet se vranë një shqiptar në Padova një ditë më parë. Ata u ndaluan nga policia rrugore. Ngjarja që tronditi Padovan ndodhi paraditen e djeshme.

Shqiptari 24-vjeçar humbi jetën në një pellg gjaku, i goditur mesa duket me thikë. Dy bashkëkombas të tij, 26 dhe 28 vjeç, u plagosën dhe u dërguan në spital.

Pas ngjarjes, dy autorët u larguan me një Clio të kuqe. Të rinjtë dyshohet se u kishin bërë një pritë viktimave të tyre.

Pas sherrit të dhunshëm, një dëshmitar dëgjoi thirrje në një italishte të çalë: Jemi keq, ambulancë.

Ndërkohë një tjetër dëshmitar tha se autorët ishin ngjitur në katin e tretë të një shtëpie, kishin futur diçka në valixhe, kishin marrë çelësat e makinës dhe u arratisën.