Von Der Leyen dënon Rusinë: Po na shantazhon me gazin, është e papranueshme

137
Sigal

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen dënoi Rusinë për përdorimin e gazit si një instrument shantazhimi, pasi Gazprom pezulloi furnizimet për Poloninë dhe Bullgarinë.

‘Është e pajustifikueshme dhe e papranueshme. Tregon edhe njëherë mungesën e kredibilitetit të Rusisë si furnizues i gazit’, tha Von der Lejen në një deklaratë.

Bashkimi Europian po përgatit një raund të 6 sanksionesh kundër Rusisë dhe po shqyrton përfshirjen e masave që shënjestrojnë naftën. Gazi nuk ishte vënë në tryezë deri më tani, për shkak të kundërshtisë së shume vendeve të BE, me në krye Gjermaninë dhe Hungarinë.

Por vendimi i papritur i Gazprom po i ndryshon rregullat e lojës. Von der Lejen tha se shtetet anëtare kishin përgatitur planet rezervë për një pezullim të importeve të gazit dhe po punonin për një përgjigjje të koordinuar.

‘Do të vazhdojmë punën me partnerët ndërkombëtar për të siguruar furnizime nga burime alternative’, tha presidentja e Komisionit Europian.