Vijon paniku në Kretë, sërish tërmet i fuqishëm, ja sa ishte magnituda

163
Sigal

Kreta vijon të jetë në ankthin e lëkundjeve të tërmetit, ku një person ka humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur.

Pas tërmetit të rënë një ditë më parë në orët e para të mëngjesit të kësaj të martë lëkundje e forte tërmeti është ndjerë në Heraklion.

Mediat vendase bëjnë me dije se një tërmet me magnitudë 5.3 të shkallës Rihter ka tronditur Heraklion në orën 07:48.

Sipas regjistrimit automatik të Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ishte Arkalochori, ku dje u regjistrua tërmeti me magnitudë 5.8.

Ndër të tjera mësohet se thellësia e tërmetit ishte 13.9 km me epiqendër 22 km në Heraklion, të Kretës.

Ndërkohë nga lëkundjet e tërmetit të një dite më parë përveç një viktime në Kretë janë shënuar dhe shumë dëme material në ndërtesa dhe biznese.