VIDEO+FOTO/ Thahet për herë të parë ujëvara Victoria, ja shkaku

439
Sigal

Pas shumë dekadash ujëvara Victoria është tharë si rrallë herë më parë për shkak të motit të nxehtë që ka përfshirë vendin këtë periudhë.

Kjo është edhe thatësira e vetme gjatë këtij shekulli që ka ngadalësuar ujëvarat, e ndërkohë nxit frikën e ndryshimit të klimës, ku për pasojë mund të shkatërrojë një nga atraksionet më të mëdha turistike të rajonit.

Kjo është një ndër ujëvarat më të bukura e mahnitëse në botë, mes Zambisë dhe Zimbabve.

Përmes fotove kuptohet që sasia e ujit ka ndryshuar në pak muaj, ku po të shohësh fotografitë e janarit të këtij viti me fotot e këtij dhjetori shihet që nuk ka më ujë.
Turistët në këtë zonë janë të shumtë, pasi bukuria e këtij vendi është pikasur gjithmonë nga guidat më të mëdha në botë.

“Vitet e kaluara ka pasur thatësira, por jo si kjo. Kjo është hera jonë e parë për të parë diçka të tillë,”– është shprehur një shitës suvenirësh, Dominic Niambe.