Sigal

Dy vëllezër shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane për shpërndarje të lëndëve narkotike. Gjithashtu policia ka sekuestruar në shtëpinë e tyre 63.380 euro.

Operacioni për kapjen e dy shqiptarëve u sinjalizua nga vetë qytetarët italianë, të cilët në një aplikacion që përdorin autoritetet italiane të quajtur “YouPol” sinjalizuan prezencën e një shpërndarësi droge në sheshin Nizza të Cologna-s.

Pas kontrolleve, policia arrestoi një 49-vjeçar nga Shqipëria, i cili brenda në makinë kishte fshehur 23 doza kokainë dhe 120 euro në total.

Ndërkohë më vonë, ata kryen edhe një kontroll në banesën e tij. Aty gjetën vëllain tjetër 42-vjeçar. Në apartament, ata gjetën edhe shumën 63.380 euro si dhe 263 gramë kokainë, 1 kilogramë hashahi, 220 gramë marijuanë, 98 fishekë, tre peshore elektronike dhe disa përzier të ndryshëm për drogën.