(Video) Tërmeti në Kroaci / Këngëtarja filmon momentin kur nisi

233
Sigal

Këngëtarja kroate Lana Jurčević po regjistronte një video në shtëpinë e saj, kur vendi u godit nga një tërmet me magnitudë 6.3 të shkallës Rihter.

Në momentin kur toka u shkund, ajo la aparatin ndezur dhe filloi të dilte me vrap nga dhoma së bashku me qenin e saj.

Nga lëkundja e fortë sizmike shumë banesa u shembën, ndërsa një vajzë e mitur humbi jetën në rrënoja.

 

Tërmeti që tronditi Kroacinë u ndie gjithashtu në Slloveni dhe Bosnjë Hercegovinë.

Edhe një ditë me parë, e njëja zonë, Petrinja, ku janë plagosur dhjetëra njerëz, u godit nga një tërmet me magnitudë të shkallës 5 Rihter.