VIDEO/ Polici e ndjek si nëpër filma, më pas fluturon në ajër me gjithë makinë

316
Sigal

Një oficer policie është vënë në ndjekje një personi, i cili nuk po i bindej urdhrave të policisë për të ndaluar.

Efektivi i policisë po ndiqte një person të dyshuar, i cili ecte me një shpejtësi tej normave të lejuara, aq sa deri në një çast kur makinat përplasen njëra pas tjetrës.

Videoja e cila është bërë virale në rrjetet sociale tregon se sherifi e ndjek si në nëpër filma drejtuesin e makinës në në Avenue Zero të Fort Smith, Arkansas të SHBA-ve.

Personi i cili ndiqej nga policia, Justin Battenfield mbeti i vdekur në vend gjatë përplasjes ndërsa efektivi i policisë ia hodhi duke marrë plagë të lehta ndërsa pritet të lërë spitalin.