VIDEO/ Përmbytje në Athinë, tre viktima, mes tyre një foshnje

320
Sigal

Të paktën tre persona kanë humbur jetën si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm dhe stuhive që kanë përfshirë Greqinë.

Vīktimat mësohet se janë dy të moshuar dhe një foshnje të cilët janë gjetur pa shenja jetë në banesën e tyre në veri-lindje të Athinës, u raportua nga zjarrfikëset.

Po ashtu dyshohet edhe për një tjetër vīktimë, shkruajnë mediat helene.

Ndërkohë departamenti i zjarrfikësve njoftoi se dhjetëra thirrje janë dërguar nga banorë të zonës për t’i ardhur në ndihmë, për shkak të përkeqësimit të situatës.