Nigeri: Shpërthim vetëvrasës, raportohet për 9 të vdekur

494
Së paku 9 të vdekur janë raportuar gjatë një sulmi vetëvrasës në Nigeri. Ngjarja ndodhi sot në shtetin Borno. Sipas Anadolu Agency (AA), viktimat ishin pjesë e një grupi lokal të mbrojtjes civile të mbështetur nga qeveria. Në deklaratën e ushtrisë nigeriane thuhet se tre sulmues vetëvrasës kryesisht të rinj shpërthyen bombën në qytetin Beneshiek në afërsi të grupit lokal të mbrojtjes civile.
Sigal