Tërheqja e trupave nga Gjermania, dhurata e fundit e Trump për Putinin para zgjedhjeve

133

Që kur erdhi në detyrë, Presidenti amerikan Donald Trump ka prishur me obsesion lidhjet e forta që ka Amerika me aleatët e saj. Këtë javë, në një dukje të dëshpëruar, ai këputi një nga ato fije, duke njoftuar planin për tërheqjen e afro 12,000 trupave nga Gjermania.

Kjo fije e gjelbër e hollë e forcave, e endur nëpër qytete historike të Gjermanisë, fusha kodrina dhe pyje të dendura, për tre gjenerata ka ndihmuar në sigurimin e paqes në Evropë, duke mishëruar një angazhim të pathyeshëm midis ish-armiqve.

Marrëdhënia tani, sidoqoftë, veçanërisht nëse Trump rizgjidhet këtë vit, është në rënie, por destinacioni nuk dihet. Vendimi i tij, nëse tweet-et e tij janë devijuar saktë, duket se do të ndëshkojnë Gjermaninë.

“Gjermania i paguan Rusisë miliarda dollarë në vit për Energji,dhe ne duhet të mbrojmë Gjermaninë nga Rusia? Çfarë do të thotë kjo?”, shkruajti Trump në një postim. “Gjithashtu, Gjermania është shumë ligjshkelëse në tarifën prej 2% që duhet të derdhë në NATO. Prandaj, ne po lëvizim disa trupa nga Gjermania!”

Këto sulme artilerike u hodhën brenda disa çasteve në mes të natës, por mund të duheshin vite për të zhvlerësuar dëmet që zyrtarët gjermanë kanë frikë se do t’i shkaktojë aleancës ushtarake.

Kreu i komitetit për marrëdhëniet e jashtme të parlamentit gjerman, Norbert Roettgen, u përgjigj në Twitter, duke thënë: “Në vend që të forcojë NATO-n, do të dobësojë aleancën. Përhapja ushtarake e SHBA nuk do të rritet, por do të ulet në raport me Rusinë dhe Lindjes së Mesme.

Tërheqja e trupave nga Gjermania, dhurata e fundit e Trump për Putinin

Guvernatori i shtetit të Bavarisë Markus Soeder, rajoni i të cilit pret disa baza amerikane, gjithashtu kritikoi Trump.

“Fatkeqësisht kjo dëmton rëndë marrëdhëniet gjermano-amerikane. Një përfitim ushtarak nuk mund të shihet. Ai dobëson NATO-n dhe vetë SHBA”.

Në këtë befasi Kremlini po luan me kënaqësi komplotin që po zhvillohet në Europë, me zëdhënësin Dmitry Peskov, që i tha CNN: “Asnjëherë nuk kemi fshehur se ne mendojmë se sa më shumë amerikanë të ketë në kontinent aq më e qetë është Europa”.

Trump, duket se po vijon me dhuratat për Kremlinin: Paparashikueshmëria e tij, ndërsa shpesh sjell dhimbje, kjo grindje SHBA-Europë çon realisht ujë për mullirin e tyre të propagandës.

Vendimi për instalimin e trupave amerikane në Gjermani u mor nga Presidenti i 32 i SHBA-së, Franklin D Roosevelt, nuk u prek nga asnjë pasardhës i tij, përveç Presidentit të 45-të, që shkatërroj gjithçka me vetëm 4 vite në detyrë.

Tërheqja e trupave nga Gjermania, dhurata e fundit e Trump për Putinin

Vendimi i Roosevelt (Ruzvelt) u mor, i konceptuar si një rend pas Luftës së Dytë Botërore bazuar në interesin e përbashkët dhe aspiratat kolektive.

Roosevelt dhe drejtuesit e tjerë të brezit të tij dëshmuan se përballuan kohët më të këqija kur u përplasën fuqitë e mëdha, të shtyrë nga disa burra të këqij të vetë-zotëruar. Por duke supozuar se Trump nuk është plotësisht injorant, ai ka zgjedhur të injorojë këtë fakt të rëndësishëm.

Problemi për NATO-n dhe aleatët e tjerë të Amerikës duket edhe më i madh.Sekretari i Mbrojtjes Mark Esper i bëri jehonë fjalëve të Presidentit duke thënë, “Gjermania është vendi më i pasur në Europë. Ajo mund dhe duhet t’i kushtojë më shumë vëmendje dhe të ardhura mbrojtjes së saj”.