Vendosi flamurin në parlamentin serb, flet deputeti shqiptar

92

Vendosja e flamurit shqiptar në Parlamentin serb nga deputeti Shaip Kamberi shkaktoi jo pak reagime. Në një lidhje direkte televizive, Kamberi sqaroi arsyet që e çuan të ndërmerrte këtë veprim, si dhe tregoi cili ishte mesazhi që donte të përcillte.

Ai sqaroi se vendosja e simbolit kombëtar erdhi pas kërkesës zyrtare që bëri dje në cilësinë e shefit të grupit parlamentar opozitar që ligji për përdorimin e simboleve nga ana e pakicave duhet të ndryshojë.

Në krahasim me shtetet e tjera të rajont, sipas Kamberit, Serbia është i vetmi vend që pengon përdorimin e lirshëm të simbolit  të pakicave kombëtare.

“Dje bëra një kërkesë zyrtare në cilësinë e shefit të grupit parlamentar opozitar që ligji për përdormin e simboleve nga ana e pakicave duhet të ndryshojë sepse është një ligj diskriminues në krahasim me shtetet e rajonit, i cili pengon pakicat për përdorim të lirë dhe zyrtar të simbolit komëbtar. Kam vlerësuar se një simbolikë e vendosjes së simbolit komëbtar, krahas atij shtetëror, do të jetë më tërheqës dhe e dukshme. Ua bëj të qartë autoriteteve në Serbi, që po mundohen 20 vjet që të na bindin që ta ndryshojmë simbolin kombëtar, se nuk mund të gjejë bashkëpunëtorë  të atillë që do të lëshohen në një aventurë të tillë të ndryshimit të simbolit kombëtar. Serbia mbetet i vetmi shtet në rajon, i cili pengon përdorimin e lirshëm të simbolit  të pakicave. U tërhoqa vrejtjen që legjislacioni serb duhet të harmonizohet me ato të shtetit të tyre. Kërkesa ime ishte për barazi dhe ndertimin e parimve unike për respektimin e të drejtvae të oakicave dhe jot ëdiskriminit dhe ndasimeve të tilla. Është një kërkesë, e cila në vazhdimësi e kemi adresuar në Beograd. Meqë është fillimi i mandatit të kësaj qeverie, nuk doja të humbisja kohë dhe kam shtruar një kërkesë që është e drejtë dhe legjitime.”

I pyetur nëse veprimi i tij solli reagime apo përplasje të ashpra, deputeti u shpreh se një grup deputetësh kërkuan ndërprerjen e senacës, ndërsa mediat pro qeverisë në Serbi e cilësuan vendosjen e flamurit: skandal.

“Nuk ka pasur reagime të tjera, përveç atyre që ishin në sallë. Një grup deputetësh të partisë së Vuçiç donin të ndërpritej seanca, pasi dëshira ishte që të shkaktonin një skandal. Në momentin që unë përfundova shtruarjen e pyetjes, mendova vet që ta largoj. Nuk ka pasur reagime, përveç mediave në Serbi. Mediat proqeveritare e konsideruan si skandal.  Besoj që duhen ngritur të gjitha temat që shqiptarët po përballen. Po mundohem në seancat e Parlamentit të shtrojmë të gjitha temat që po e vështirësojnë jetën e shqiptarëve në rajon. Nga kjo qeveri, deri tani nuk mund të pritet një veprim konstruktiv të kërkesës sime. Ajo do duhet të fillojë bisedimet me Kosovën dhe duhet të kuptojë realitetin që shqiptarët e Luginës së Preshevës janë pjesë e pandashme e kombit shqiptar dhe nuk mund të kenë simbol tjetër, përveç atij që ka mbarë kombi shqiptar. Një kërkesë që me kohën do të detyrohet që ta pranojë edhe kjo Serbi.”

Shaip Kamberi theksoi se qeveria serbe duhet të kuptojë që shqiptarët e Luginës së Preshevës janë pjesë e pandashme e kombit shqiptar dhe nuk mund të kenë simbol tjetër.