Vdes Zdravko Tolimir, gjenerali i masakrës së Srebenicës

583
Sigal
Gjenerali serbo boshnjak Zdravko Tolimir, i dënuar përjetësisht për genocid gjatë luftës së viteve 1990 në Bosnjë, ka ndërruar jetë në Hagë në orët e vona të së hënës.
Ish-kreu i zbulimit ushtarak në ushtrinë serbe të Bosnjës u dënua për krime lufte, përfshirë masakrën e 8 mijë burrave dhe djemve myslimanë në Srebrenicë në vitin 1995, në atë që mbetet masakra më e rëndë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Zëdhënësi i Gjykatës së Hagës, Nenad Golcevski, deklaroi se Tolimir u “sëmur në qendrën e paraburgimit të gjykatës rreth orës 09:00 të se hënës, por pavarësisht kudesit mjekësor, ai nuk ariti të mbijetojë.
67-vjeçari pati një rol të rëndësishëm në fushatën e spastrimit etnik të drejtuar nga liderët serbo boshnjakë me qëllim sipas tyre ndërtimin e një shteti të pastër serb, pa pjesën tejtër multietnike të vendit.
Ai raportonte drejtpërsëdrejti për Ratko Mlladiç, komandant i forcave serbe të Bosnjës, i cili është ende në gjykim në Gjykatën Ndërkombetare Penale. Shkaku i vdekjes nuk është bërë i ditur, por në shkurt të vitit të kaluar u raportua se ai ishte i sëmurë me probleme në zemer, gjë e cila ishte e dukshme në paraqitjen e tij të fundit publike në prill, ku gjykata la në fuqi d%nimin daj tij.
Edhe ish presidenti jugosllav Sllobodan Millosheviç vdiq në paraburgimin e Gjykatës në vitin 2006.