Vazhdojnë protestat anti-Covid në disa vende të botës

171
Sigal

Në disa vende të botës kanë vijuar protestat në lidhje me masat anti-Covid.

Me qindra qytetarë u mblodhën të dielën në Madrid ku protestuesit qëndruan para parlamentit ku mbajtën fjalime dhe kënduan.

Ata kërkojnë liri nga kufizimet dhe detyrimi për t’u vaksinuar

Protesta pati edhe në Holandë. Rreth 15 mijë qytetarë morën pjesë në lëvizjen e quajtur ‘ Së Bashku për Holandën” duke kundërshtuar masat kufizuese.

Ata kanë paralajmëruar protesta të tjera.

Ndërkohë në Kanada qytetarët kanë kërkuar që të hiqet detyrimi për t’u vaksinuar.

Grumbuj protestuesish bërtisnin ndaj qeverisë dhe masave të vendosura atje.