Vala e të nxehtit në Evropë thyen një tjetër rekord me 40°C

507
Sigal

Pjesa më e madhe e Evropës Perëndimore pritet të përballet me temperaturat e larta përsëri, me valën e dytë të nxehtësisë e cila duket se këtë muaj do të thyejë një rekord duke kapur një maksimum.

Një alarm i kuq është lëshuar në Francën Veriore me temperatura të parashikuara deri në 41 gradë Celsius në Paris.

Britania e Madhe pret të arrijë po ashtu temperatura deri në 39 gradë Celsius. Të dhënat e temperaturës në Belgjikë në Gjermani dhe në Holandë mund të thyejnë një tjetër rekord në dy ditët në vazhdim të kësaj jave.

“Ndryshimi i klimës ka rritur mundësitë dhe ashpërsinë e këtyre ndryshimeve ekstreme të motit i cili është shoqëruar edhe me valë rekord të nxehtësisë në të gjithë Evropën”, tha shërbimi kombëtar i motit në Mbretërinë e Bashkuar.

Të mërkurën, një tren Eurostar i cili zhvendosej nga Belgjika në Londër u prish, duke nxjerrë në rrugë pasagjerët të cilët përfunduan duke qëndruar në një tunel prej betoni për të përballuar sado pak vapën. Gjithashtu deri më tani janë raportuar edhe 5 vdekje si pasojë e të nxehtit.

Belgjika, Gjermania dhe Holanda regjistruan temperaturat e tyre më të larta të mërkurën 39.9 gradë Celsius, 40.5 gradë Celsiusdhe 39.3 gradë Celsius respektivisht.

Por parashikuesit besojnë një tjetër rekord mund të shënohet në Holandë ditën e sotme dhe me shumë mundësi temperaturat do arrijnë edhe 40 gradë Celsius në zonën jug-lindore të vendit.f.h

Image