“USS Zumwalt”, “shkatërruesi” më i përparuar në SHBA

415
Sigal

Luftanija më e përparuar teknologjikisht e flotës
amerikane, e njëkohësisht më e madhja, nisi shërbimin e saj në Marinën
amerikane pas një ceremonie zyrtare në Baltimorë.

 

“USS Zumwalt”, e cila mban emrin e admiralit
legjendar Elmo Zumwalt, do të shërbejë si pjesë e Komandës amerikane të
Paqësorit.

 

Shkatërruesi (destroyer) i ri duket që në pamje të
parë që është unik dhe, me humor, zyrtarë amerikanë thanë se nëse “Batmani” do
të kishte një anije, kjo do të ishte zgjedhja e tij.

 

Me format e saj të prera dhe armët e fshehura nën
sipërfaqe, “USS Zumwalt” e bën shumë të vështirë, thuasje të pamundur, diktimin
nga radari. Veç armëve të zakonshme, si raketa balistike e të tjera, kjo
luftanije ka në bordin e saj edhe topat lazer apo elektromagnetikë, teknologji
që ende nuk dihet me saktësi si funksionon.

 

Gjithashtu bie në sy sistemi elektrik që fuqizon
anijen, e cila mund të ndezë të gjitha sistemet e saj në bord dhe te këtë ende
energji për të furnizuar me elektricitet një qytet të vogël. Shkatërruesi është
185 metra i gjatë dhe ekspertët mendojnë se ky mjet ri i do të ndryshojë luftën
detare në të ardhmen.

 

Sigurisht që me një
kosto prej rreth 7 miliardë dollarësh për anije, kjo është një kusht paraprak,
ndërsa pritet që së shpejti flotës amerikane t’i bashkohen edhe dy të tilla, që
janë ende duke u ndërtuar