Uragani Laura godet Luizianën, shkakton dëme të shumta

280
Sigal

Uragani Laura ka goditur bregdetin e Luizianës, duke shkaktuar përmbytje të mëdha në shtetin amerikan, sipas Qendrës Kombëtare të Uraganeve (NHC).

Uragani i kategorisë katër pritet të shkaktojë një stuhi ndërsa lëviz me shpejtësi deri në 240 km/orë.

Kjo pritet të jetë një nga stuhitë më të forta që ka goditur ndonjëherë Bregun e Gjirit të SHBA.

Gjysmë milion banorë priten të evakuohen në disa zona të Teksasit dhe Luiziana. NHC paralajmëroi se çdo banor duhet të ndërmarrë veprime të menjëhershme për të mbrojtur jetën e tyre.

Pothuajse 270,000 shtëpi në Luiziana raportohet se kanë mbetur pa energji elektrike në orët e para të së enjtes. Në Teksas, më shumë se 65,000 shtëpi patën ndërprerje të energjisë.

Stuhitë Laura dhe Marco goditën Karaibet duke shkaktuar më shumë se 24 viktima. Marco goditi Luizianën të hënën.

Presidenti Donald Trump u kërkoi banorëve të dëgjojnë zyrtarët lokalë pasi stuhia ishte e rrezikshme. Evakuimet janë ndërlikuar më tepër për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e Covid-19.

Guvernatori i Teksasit Greg Abbott u bëri thirrje familjeve që të strehohen në hotele dhe motele për t’u distancuar nga të tjerët.

Më shumë se 420,000 banorë të Teksasit janë paralajmëruar të largohen.

Punëtorët e rafinerisë më të madhe në vend janë detyruar të zhvendosin janë 310 objekte në det të hapur në Gjirin e Meksikës, duke ulur prodhimin e naftës me 84% për ditën e dytë radhazi, sipas zyrtarëve.