Ukrainë/ Bombardimet ruse shkaktojnë rrjedhje amoniaku në një fabrike kimike

184
Sigal

Në një fabrike kimike në qytetin Sumy në verilindje të Ukrainës ka pasur rrjedhje amoniaku.

Lajmi u bë i ditur nga drejtuesi rajonal Dmytro Zhyvytskyy i cili nuk e specifikoi se cili ishte shkaku i rrjedhjes që thuhet se ka ndodhur në orën 4.30 me orën lokale në uzinën Sumykhimprom.

Banorëve iu kërkua që të kenë kujdes në bodrume që ndodhen në nivele të ulëta për të shmangur ekspozimin.

Rrjedhja është ndaluar mëngjesin e sotëm, sipas shërbimeve të emergjencës në vend. Sipas autoriteteve lokale, rrjedhja nuk paraqet rrezik për popullsinë.