Shportën e rënduar të çmimeve, nuk e ngre dot lëmosha e kompesimit

302
Sigal

Analizë nga Evdal Nuri: Varfëria në vend është ulur këmbëkryq në familjet tona nga rritja e çmimeve, sidomos në këto 3 vitet e fundit, ndërkohë që pensionet janë qesharake. Pensionistët shqiptarë po i mbajnë fëmijët nëpërmjet emigracionit se po të ishte për pensionin që marrin nga shteti do ishin me kohë në botën tjetër. Banka Botërore në raportin më të fundit thekson se Shqipëria vazhdon të mbetet vendi më i varfër i Ballkanit

Hesapi që bëhet në shtëpi , nuk del në pazar!

Banka Botërore në raportin e saj më të fundit ka vërejtur se Shqipëria do të vazhdojë të mbetet vendi më i varfër i Ballkanit edhe në tre vitet e ardhshme 

 

 Në kohë krize e kur je i varfër bën shumë hesape: fjala vjen për çmimet, lekët, shtesa e pensioneve, shtesa prej 3000 lekësh në ndihmë të rezistencës sociale. Fillimisht gëzohemi! Më vonë dëshpërohemi, ” zihemi” me njëri-tjetrin e më vonë sqarohemi!

1-Varfëria  është  familjare

Edhe po të ndihmojë tjetri kohën të fal! Për tre muaj dy pensionistë do të mernin nga 18000 lekë. Kuptohet u gëzuam e menduam se qeveria kujdeset  për ne . Tani na dalin ?  Jo të gjithë pensionistët , por ata që e kanë pensionin kaq dhe aq. Fillimisht ne nuk e kuptonim këtë skemë të ngatërruar, një miku ynë më i saktë në llogari na i mbushi mendjen. Mos u gëzoni kot. Unë , por dhe ju nuk futemi në asnjë nga këto skema, sepse pensionin e kemi “pakëz më të lartë” se ata të tjerët !? Kur e pa që s’po na mbushej mendja, na tregoi  në WhatsAapp çfarë kishtë deklaruar Ministria e Financave:” “Ne do të mbështesim rreth 576 mijë me 3 mijë lekë të reja në muaj përgjatë 3 muajve. Ne do të mbështesim invaliditeti familjet me ndihmë ekonomike dhe ata me aftësi të kufizuara, Në total mbështesim 442 253 ose 66 % të të gjithë pensionistëve”. Ne futemi tek 34% që s’e përfitojnë këtë shumë! Një personi që jeton vetëm në Shqipëri e merr 120 euro pension në muaj ose rreth 16 mijë lekë , automatikisht është i varfër. Varfëria shtohet kur mëson se për çmimet e larta jemi të tretët në Evropë. Të kuptohemi. Në harkun e 8 viteve, paga mesatare e një shqiptari është rritur me 29.6%. Ndërkohë që pagat janë rritur me këtë hap, si kanë ndryshuar çmimet? Analiza e indeksit të çmimeve të konsumit tregon se, që prej fillimit të vitit 2014, ushqimet dhe pijet joalkoolike janë shtrenjtuar me rreth 33%, ushqimet me 36%. Nga ana tjetër, çmimet e frutave dhe zarzavateve janë rritur me një hap ndjeshëm më të lartë se rritja e pagave gjatë kësaj periudhe kohore. Më saktësisht, frutat janë rritur me 115.7%, kurse  zarzavatet mbajnë vendin e parë, duke u shtrenjtuar me plot 125.3%.

2-Se e rëndë shporta …..?!

Ja disa shifra: 30 artikujt kryesorë të shportës së mallrave më datën 15 mars u shitën 20% më shtrenjtë se në janarin e këtij viti.Disa shifra sesa po i blejmë ushqimet  çmimi për një litër vaj u rrit me 40% duke shkuar në 320-330 lekë për kg nga 228.1 lekë që ishte në janar 2022.Një kilogram miell i paketuar u shit dje me pakicë me 135 lekë nga 99.2 lekë në janar, duke u rritur me 36%. Çmimi i makaronave u rrit me 20.5% dhe buka një kilogram u rrit me rreth 17%. Një litër qumësht u shit dje 180 lekë për litër nga 120.3 lekë në janar. Ndërsa një litër kos natyral u shit me 150 lekë me rritje 16.2% në krahasim me muajin janar. Për këto arsye, edhe çmimi i një veze u rrit me 16%. Një kokërr tani po shitet me 21 lekë nga 17 lekë që ishte në janar 2022. Kjo ndodhi në pikat me shumicë se ato të pakicës po falimentojnë. Arsyeja është se njerëzit në këtë situatë lufte e krize grumbulluan ushqime në pikat me shumicë dhe “na braktisën” na sqaroi një shitës i pakicës.tj

Pensionistët i mbajnë fëmijët, sidomos ata që janë jashtë, ndryshe do kishin marrë rrugët. Arsyeja është se çmimet rriten me një përqindje më të madhe sa përqindja e rritjes së pensionit, kështu që niveli i jetesës ulët!

3–Shumica janë të varfër!

Të dhënat më të fundit të `Credit Suisse` sa i përket Shqipërisë tregojnë tkurrje të shtresës më të varfër, si dhe për herë të parë praninë e milionerëve. Pjesa më e varfër e popullsisë numëron 850 mijë individë të rritur, sipas këtij raporti të bankës zvicerane. Përsa i përket të pasurve, ata me një pasuri nga 100 mijë deri në 1 milionë dollarë, nga 1.6% e popullsisë së rritur, që ishin vjet, tashmë vlerësohen në 3.9% të popullsisë së rritur, ose në rreth 88 mijë individë, Risia tjetër e raportit është numri i atyre që kanë një pasuri mbi 1 milionë dollarë. Kjo do të thotë se, janë 2250 individë në vendin tonë, që kanë një pasuri mbi 1 milionë dollarë. Në Shqipëri, të pasurit po bëhen më të pasur dhe të varfërit më të varfër. Shqiptarët mendojnë se shtresa e varfër nuk po del nga gjendja e saj dhe nuk shohin ndonjë dritë jeshile në fund të tunelit. 85 % e shqiptarëve gjykojnë se hendeku mes të varfërve dhe të pasurve në vend është rritur. Ky është rezultati i një ankete të zhvilluar në të gjitha vendet e rajonit nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal. Indeksi global e mat pabarazinë me hendekun që krijohet ndër vite ndërmjet 20 % me të ardhura të larta të popullsisë me 20 % me të ardhura të ulëta. Banka Botërore në raportin e saj më të fundit ka vërejtur se Shqipëria do të vazhdojë të mbetet vendi më i varfër i Ballkanit edhe në tre vitet e ardhshme .

4-Pensionet të ulëta!

Jo në Evropë, por ndofta dhe në rajon. Pensionistët i mbajnë fëmijët, sidomos ata që janë jashtë, ndryshe do kishin marrë rrugët. Në treg çmimet janë rritur kudo. Edhe pse ti mund të kesh më tepër lekë në xhep siguron më pak të mira materiale ! Kur mendon se norma e inflacionit rritet, kjo shifër zvogëlohet. Ai ndikon në mënyra të ndryshme te njerëzit. Disa vuajnë dhe të tjerët përfitojnë. Nga inflacioni vuajnë njerëzit që jetojnë me të ardhura fikse, mbase çmimet rriten. Kjo çon në rritjen e kostos së jetesës. Për këtë arsye qeveria e ka për detyrë në pamundësi të rriti pensionet, të mbajë të pandryshueshëm standartin e jetesës, të paktën sa është dhe norma e inflacionit. Me fjalë të tjera, një person që merr 20.000 lekë në muaj e inflacioni rritet me 5%, për të ruajtur të njëjtin nivel jetese ai duhet të marri 21.000 , që në fakt s’e merr! Në situatën e krijuar harxhohen 3000-4000 lekë në muaj më tepër nga rritja e çmimeve. Kaq duhet të jetë shtesa. Ajo është 400-1000 sipas pensionit. Pagë nominale quajmë pagën që marrim me lekë në dorë. Kuptohet sa më shumë të marrim aq më mirë do të jetojmë. Por kjo është relative. Ajo nuk përcakton standartin e jetesës. Edhe pse pagat nominale rriten çdo vit, niveli i jetesës ulet. Arsyeja është se çmimet rriten me një përqindje më të madhe sa përqindja e rritjes së pensionit, kështu që niveli i jetesës ulet! Atë e përcakton paga reale. Paga reale është sasia e të mirave materiale që siguron me pagën nominale. Rritja e çmimeve më tepër se paga nominale ul ndjeshëm standartin e jetesës s’i po ndodh këtë vit! Si pasojë, të ardhurat reale ulen. Jetesa bëhet më e vështirë edhe pse ti merr më tepër lekë. Në Shqipëri, aktualisht ka vetëm 12% të popullsisë mbi moshën 65 vjeçare. Por numri i të moshuarve në Shqipëri pritet të rritet më shumë se dyfish, në dhjetvjeçarët e ardhëshme. Të dhënat tregojnë se, plakja në Shqipëri do të ndodhë edhe më shpejt se në disa nga vendet më të vjetra. Arsyeja se rinia po largohet e Shqipëria po plaket. Shqipëria parashikohet të ketë popullsi më të madhe me moshën mbi 65 vjeç se sa vende të  tilla si: Franca, Suedia, Serbia, Mali Zi e tjerë.

Sa e rëndë  “kjo shporta”!  Jo nw peshw, por nw çmime …!

Kjo  ishte shtesa  !

 

 

Edhe fruta perime  jane shrenjtuar ..!