Ukraina “me sytë” nga Perëndimi: Duhet të veprojë sot, ta na mbështesë ushtarakisht dhe financiarisht

207
Sigal

Për Ukrainën pushtimi nga ana e Rusisë nënkupton se një luftë e plotë në shkallë të gjerë ka nisur në Europë.

“Rusia po sulmon jo vetëm Ukrainën, por të gjitha rregullat e jetës normale në botën moderne. Çfarë do të mbetet nga sistemi i sigurisë në kontinent? Zero. Ushtria jonë zmbraps sulmet, armiku pëson humbje të konsiderueshme”,- ka thënë Këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak për CNN.

Ai shtoi se Ukraina sot ka nevojë për më shumë shumë mbështetje nga bota, ushtarakisht dhe financiarisht ndërsa duhet të përqëndrohen në mbrojtjen e jetëve.

“Gjëja kryesore tani është të përqendrohemi sa më shumë që të jetë e mundur në mbrojtjen e vendit dhe ruajtjen e jetës normale të njerëzve. Por Ukraina ka nevojë për më shumë mbështetje nga bota dhe është shumë specifike — mbështetje ushtarako-teknike dhe financiare, sanksione të ashpra kundër Rusisë. Perëndimi duhet të veprojë sot” tha Podolyak më tej.