Ukraina hedh poshtë propozimin e Putinit për armëpushim: Është hipokrizi!

125
Sigal

Pak më parë, presidenti rus Vladimir Putin kërkoi nga Kievi zyrtar një armëpushim prej 36 orësh nga sulmet ushtarake.

Kjo kërkesë është hedhur poshtë nga Ukraina. Një zyrtar i lartë ukrainas deklaroi se propozimi i liderit rus nuk mund të pranohet dhe se një propozim i tillë nuk është asgjë më shumë se hipokrizi.

Mykhailo Podolyak shkroi në Twitter se një “armëpushim i përkohshëm” do të ishte i mundur vetëm kur Rusia të largohej nga territori që po pushton në Ukrainë.

“Së pari, Ukraina nuk sulmon territorin e huaj dhe nuk vret civilë, siç bën Rusia. Ukraina shkatërron vetëm pjesëtarët e ushtrisë pushtuese në territorin e saj… Së dyti, Rusia duhet të largohet nga territoret e okupuara – vetëm atëherë do të ketë një “armëpushim të përkohshëm”. Mbani hipokrizinë për veten tuaj”, tha këshilltari i presidentit Volodymir Zelensky.