Udhëheqësi i opozitës së Bahrejnit dënohet me burgim të përjetshëm

443
Sigal

Udhëheqësi i opozitës së Bahreinit, Sheik Ali Salman, është dënuar me burgim të përjetshëm pasi Gjykata e Apelit e shpalli atë fajtor për spiunim për Katarin.

Vendimi vjen vetëm disa muaj pasi Gjykata e Lartë e Bahreinit në Sektorin e Parë shfajësoi Salmanin për akuzën e “bashkërendimit” me shtete rivale.

Bahreini prishi lidhjet diplomatike me Katarin në vitin 2017, duke iu bashkuar nismën së Arabisë Saudite.

Grupi i të drejtave të njeriut Amnesty e ka përshkruar vendimin si një “parodi e drejtësisë” mes “vazhdimit të goditjes së opozitës” të Bahreinit.

“Ky vendim … tregon përpjekjet e pamëshirshme dhe të paligjshme të autoriteteve të Bahreinit për të shuar çdo formë opozitarizmi”, tha drejtori i Amnesty International për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, Heba Morayef.

“Sheiku Ali Salman është një i burgosur i ndërgjegjes, i cili po mbahet në qeli vetëm se kërkon ushtrimin e të drejtës së lirisë së shprehjes”.