U kishte borxhe shqiptarëve, zvicerani 70-vjeçar kapet duke transportuar 9 kg kokainë

143
Sigal

Janë dorëzuar përballë provave të grumbulluara nga hetuesit tre personat në qendër të trafikut të kokainës, 9 kilograme, plus 40 gramë ekstazi, të sekuestruara më 8 korrik nga policia kufitare pak metra nga dogana e Chiasso-Brogeda pas kontrollit në makinën me të cilën udhëtonin.

Drejtuesi i mjetit, një zviceran 70-vjeçar, shoqja e tij, një hungareze 22-vjeçare, dhe një mikeshë italiane, 37 vjeç, të arrestuan në verë, kanë pranuar përgjegjësitë penale dhe kanë zbuluar planin e dështuar.

Droga e zbuluar ishte fshehur nën dyshemenë e dyfishtë të makinës, e cila shkonte nga Italia me destinacion Canton Argovia. Edhe pse nëntë kile kokainë nuk përbëjnë rekord droge të kapur, sërish bëhet fjalë për një sasi të rëndësishme.

Sipas rrëfimit të të arrestuarve, drejtues i treshes ishte zvicerani 70-vjeçar, prej kohësh konsumues droge, por i padënuar. Pas tij qëndronin ata që prej një kohe të gjatë kontrollojnë lëvizjen e drogës: trafikantët shqiptarë.

Që nga momenti që ai iu kishte borxhe, pasi nuk kishte paguar dozat e blera për konsum personal, pranoi të shfrytëzonte pozicion si pronar i një firme transporti për të marrë ngarkesën e drogës në Itali e dorëzuar në Argovia, për të shlyer borxhin. Mision i përmbushur vetëm përgjysmë, pasi droga iu gjet teksa kthehej nga Italia.

Mendohej që një 70-vjeçar i shoqëruar nga dy gra, 22 e 37 vjeç, nuk do të tërhiqnin mbi vete dyshime si korrierë droge, por realiteti ia kaloi fantazisë. Megjithatë, rrëfimi nuk do t’i shpëtojë nga telashet, sidomos 70-vjeçarin, ndërkohë që edhe dy gratë rezultuan si përdoruese.

Të tre do të akuzohen për trafik ndërkombëtar droge, pavarësisht shtrëngimit të zviceranit nga ana e shqiptarëve.