‘Filomena’ zbardh Spanjën, autoritetet lëshojnë alarmin e kuq. Temperatura deri minus 12 gradë të enjten

250
Sigal

Stuhia Filomena ka mbuluar disa pjesë të Spanjës me sasi të mëdha dëbore. Në Madrid, që është një nga zonat më të prekura, pritet që trashësia e borës të arrijë deri në 20 cm në 24 orët e ardhshme.

Sipas BBC, gjysma e vendit ndodhet në gatishmëri me alarm të kuq për të shtunën.

Aeroporti i qytetit është mbyllur dhe disa rrugë po ashtu.

Të Premten në mbrëmje, automjetet u bllokuan në një autostradë pranë kryeqytetit dhe u desh ndërhyrja e zjarrfikësve për të ndihmuar shoferët.

Në disa zona u në terren ushtria për të ndihmuar në pastrimin e rrugëve nga debora.

Autoritetet u kanë kërkuar njerëzve që të shmangin udhëtimet jo te domososhme.

Sipas mediave lokale, reshjet e borës në Madrid janë më të rëndat në të paktën 40 vjet. Agjensia meteorologjike e vendit tha se reshjet e borës ishin “të jashtëzakonshme dhe me shumë gjasa historike”.

Me gjithë problematikat, kishte nga ata që e shfrytëzuan në maksimum dëborën, pasi dolën të luanin me të përreth sheshit “Puerta del Sol” të Madridit.

Moti i ftohtë pritet të vazhdojë përtej fundjavës dhe temperaturat në Madrid parashikohet të arrijnë -12 gradë Celcius të enjten.