Zhduket avioni me mbi 50 pasagjerë në bord, ja informacionet e para mbi ngjarjen e rëndë

250
Sigal

Një avion me 50 pasagjerë në bord është zhdukur pak pas njsjes nga kryeqyteti i Indonezisë, Xhakarta. Avioni i linjës Sriwijaya Air 737, humbi kontaktin gjatë udhëtimit për në Pontianak.

Sipas flightradar24.com, avioni kishte nisur të humbise mbi 3 mijë metra lartësi në më pak se një minutë. Ekipet e shpëtimit janë në kërkim të avionit.

Sriwijaya Air, një kompani ajrore indoneziane, tha në një deklaratë se ende po mbledh informacione më të hollësishme në lidhje me fluturimin para se të bëjë ndonjë deklaratë.