Arrestohet shqiptari në Bolzano, ja ku e kishte fshehur drogën

530
Sigal

Një shqiptar është arrestuar nga Policia e Bolzanos në Itali në akuzat për trafik droge dhe ndalim të paligjshëm.

37 vjeçari ishte në monitorim prej një jave, para se të arrestohej.

Shqiptari në dukje bënte një jetë normale si shofer, por policia kishte konstatuar se kishte lidhje me shqiptarë të tjerë të lidhur me trafikimin e drogës.

Gjatë momentit të kontrollit shqiotarit iu gjetën një qese najloni me 53 gramë kokainë.

Por në kërkimin e mëtejshëm në shtëpi shqiptarit iu gjetën edhe një sasi tjetër kokainë prej 267 gramësh kokainë në kuzhinë dhe 3 kg e 260 gram hashash, të ndarë në vezë.

Analizat e drogës kanë konstatuar se përbërësi aktiv i kokainës ishte mbi 70%, ndërsa ajo e hashashit ishte mbi 25%