Turqia i kërkon SHBA të rishikojnë ndalimin e vizave

535
Turqia u bëri thirrje sot Shteteve të Bashkuara të rishikojnë ndalimin e përkohshëm të aplikimeve për vizat jo për imigracion – një lëvizje që u reflektua edhe nga Turqia një ditë më parë.
Në një deklaratë dje të ambasadës amerikane në Ankara thuhet se “ngjarjet e fundit e kanë detyruar qeverinë amerikane që të rishqyrtojë angazhimin e qeverisë turke lidhur me sigurinë e objekteve të misionit dhe personelit amerikan”. Në deklaratë nuk thuhej ndonjë arsye për rivlerësimin e angazhimit të Turqisë apo sa gjatë do të vazhdonte pezullimi.
Në deklaratë po ashtu thuhet se, “për të minimizuar numrin e vizitorëve në ambasadë dhe konsullata ndërsa vazhdon ky vlerësim, efektivisht menjëherë pezullohen të gjitha shërbimet për viza jo-emigrimi në të gjitha objektet diplomatike amerikane në Turqi.
Disa orë më vonë Turqia u kundërpërgjigj duke njoftuar pezullimin e shërbimeve të saj të vizave për Shtetet e Bashkuara duke përdorur të njëjtën gjuhë.
Ministria e jashtme e Turqisë thirri zëvendës ambasadorin amerikan të hënën për t’i bërë thirrje Uashingtonit të ndryshojë vendimit e tij për aplikimet për viza jo-emigracioni duke thënë se po shkakton tensione të panevojshme dhe kjo ka bërë që të bjerë vlera e aksioneve dhe e monedhës turke.
Javën e kaluar, Turqia arrestoi Metin Topuz, një punonjës të konsullatës amerikane dhe shtetas turk, duke e akuzuar atë për komunikim të rregullt me anëtarë të dyshuar drejtues të atij që Turqia e ka cilësuar si një rrjet terrorist që e fajëson për grushtin e dështuar të shtetit kundër presidentit Recep Tayyip Erdogan vitin e kaluar.
Sigal